Protetika
Protetika është ajo pjesë e stomatologjise që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në kavitetin oral. Me termin proteza dentare kuptohet një sërë opsione të trajtimit, ndërmjet të cilave zgjidhet së bashku me pacientin, duke programuar zgjidhjen më të mirë si për nga ana funksionale dhe estetike për të.
Korona/këllëf dhëmbi
Kur kurora e dhëmbit është shumë e dëmtuar nga procesi karioz apo trauma aksidentale dhe rindërtimi i saj me kompozit eshte I paqëndrueshëm lind nevoja që kurora të përforcohet më një koronë dentare/ këllëf dëntar e cila është fikse. Koronat dentare ofrohen me materiale të ndryshme. Më të përdorshmet janë koronat metal porcelan,qeramike, zirkon, flori qeramike, palladium qeramike.
Proteza fikse
Kur në arkadën dentare si maksilare ashtu edhe mandibulare mungon një apo më shumë dhëmbë, bëhet e domosdoshme, zëvëndësimi i dhembit apo dhëmbëve të humbur,me dhëmbë artificiale.
Proteza fikse është një zgjidhje optimale e cila rikthen si funksionin, estetikën dhe fonetikën me shumë komoditet për pacientin, duke qënë se ajo është e palëvizshme.
Proteza fikse përbëhet nga dhëmbët artificialë që do të vendosen në hapesirën boshe dhe dy koronat/këllëfet dentare që do të veshin dhëmbët mbështetës të cilët qëndrojnë në skajet e hapësirës boshe. Dhëmbët mbështetës mund të jenë dhëmbë natyralë, implante dentare apo edhe kombinim i të dyjave.
Konsideratat protetike ndryshojnë nga zona ku ndodhet hapësira, numri i dhëmbëve që mungojnë, gjëndja e dhëmbëve në skajet e hapësirës boshe( dhëmbët mbështetës), gjendjen e paradontit që përfshin mishrat e dhëmbëve dhe kockën e nofullës gjithashtu. Të gjitha keto vlerësime analizohen nga mjeku dhe më pas ai përcakton planin e trajtimit më të qendrueshëm dhe optimal sipas cdo rasti.
Për të realizuar një protezë fikse dhëmbët mbështetës duhet të plotësojnë disa kritere për ta mundësuar punimin. Kur ata nuk janë të përshtatshëm për të siguruar qëndrueshmeri, nuk kanë një raport rrënje kurrore të paktën të barabartë, janë shumë të inklinuar, kur kemi probleme paradontale dhe dhëmbët kanë levizshmëri apo kur hapësira ku mungojnë dhëmbet është shumë e madhe, na vijnë në ndihmë implantet dentare si një zgjidhje e shkëlqyer për realizimin e suksesshëm të protezës fikse.
Protezat e lëvizshme parciale
Këto lloj protezash përdoren kur kemi mungesë të një apo më shumë dhëmbësh. Kur themi proteza të levizshme kjo nënkupton se ato mund të hiqen dhe rivendosen, gjë që shihet si një disavantazh i vogël në krahasim me llojet e tjera. Vijnë si zgjidhje kur është e pamundur vendosja e një proteze fikse. Protezat parciale të levizshme lidhen me dhëmbët ekzistues nëpërmjet telave ose atashmenteve që janë pajisje të integruara lidhëse. Llojet e protezave të levizshme janë?: Proteza të thjeshta plastike me tela, Proteza të skeletuara metalike me kroshe ose me atashment, proteza specifike ( kur kemi mungesë të dhëmbëve fundore të arkadës dentare?), Proteza elastike pa tela ( kompania dentare VALPLAST ).
Proteza totale e lëvizshme
Në situatën kur pacienti nuk ka më asnjë dhëmb të mbetur në gojë duhet të realizojmë një zëvëndësim total të të gjithë dhembëve në arkadën dentare për ti rikthyer atij funksionin dhe estetikën. Për shumë vite me radhë është përdorur proteza totale e levizshme e cila është plastike dhe pacienti e vë dhe e heq nga goja me lehtësi. Edhe për realizimin e kësaj proteze kërkohet një kockë e shëndetshme e nofullës ku proteza do të mbështetet.
Nëse pacienti zgjedh të ketë një protezë totale të lëvizshme por kocka e nofullës ku proteza do të mbështetet nuk siguron qëndrueshmëri, atëherë sugjerohet si një zgjidhje e shkëlqyer vendosja e 2 implanteve dentare për të realizuar mbështetjen e kësaj proteze.
ALL ON 4 – 6 – 8
Që prej kohës kur u mundesua vendosja e implanteve dentare, shumica e pacientëve preferojnë urat fikse të cilat vendosen mbi 4,6 apo 8 implante. Me këtë zgjedhje pacientit i rikthehet ndjesia e dhëmbëve natyralë, madje edhe më estetik, edhe më të bardhë.