Estetika dentare
Në ditët e sotme estetika ka një rëndësi të vecantë e duke qenë se fytyra dhe në veçanti goja e dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm. Kështu ka lindur nevoja e zhvillimit të stomatologjisë estetike . Njerëzit e duan të bukurën, ndaj, në rastet kur në buzeqeshjen e dikujt ka probleme atëherë me anë të teknikave specifike, materialeve super estetike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale realizohet një buzeqeshje e përsosur.
Estetika dentare është një metodë e preferuar për zgjidhjen e problemeve në zonën e gojës dhe nofullës që kompleton zhvillimin fizik të nofullës dhe strukturës kockore. Përveç problemeve shëndetësore, estetika dentare kryhet edhe për shqetësime estetike. Ata që duan të zbukurojnë buzëqeshjen e tyre, ata me dhëmbë të verdhë, ata me dhëmbë të humbur dhe ata me rreshtim të parregullt të dhëmbëve kanë estetikë dentare për të zgjidhur këto probleme. Ata që kanë përfunduar zhvillimin e nofullës dhe dhëmbëve mbi moshën 15-16 vjeç mund të kenë dhëmbë të shëndetshëm dhe estetikë me estetikë dentare.
Fasetat dentare në qeramikë
Janë shtresa të holla prej qeramike të cilat integrohen në pjesën e përparme të 10-12 dhëmbëve frontale natyrale. Janë punime shumë fine. Për vendosjen e tyre realizohet një dekortikim shumë minimalist. Aplikohen mbi dhëmbë të padëmtuar nga ana morfologjike, të padekoloruar, në dhëmbë vitale, të shëndetshëm. Ato imitojnë morfologjine e dhëmbit ku vendosen dhe përmirësojnë estetikën në mënyrë të menjëhershme. Fasetat nuk pësojnë ndryshime në ngjyrë me kalimin e kohës duke qenë së janë shumë rezistente në kontakt me pigmente të ndryshme që gjenden në ushqime apo pije.
Fasetat Veeners Emax / Disilikat
Ju mundësojnë një estetikë të shkëlqyer duke zhdukur kështu dekolorimet e pakëndshme të dhëmbëve apo shenja, gërvishtje si rezultat i mbushjeve të vjetra të dëmtuara. Janë miniinvazive.Për të vendosur fasetat Emax Veeners pacienti duhet të ketë një gjëndje të mirë të paradontit, në mënyrë që punimi të ketë rezultat të shkëlqyer dhe jetëgjatësi që varion nga 5 deri në 20 vjet. Për një jetëgjatësi sa më të madhe kriter kryesor është mirëmbajtja e higjenës orale.