ALL ON 4
All on 4 është një zgjidhje e shkëlqyer për pacientet të cilët, për shkak të mungesës së kockave në nofull, nuk janë kandidatë për terapinë e zakonshme implantare.
Kjo teknikë konsiston në vendosjen e katër implanteve dentare dhe fiksimin e një proteze fikse mbi to. Zakonisht përdoret në nofullën e poshtme në rastet kur pacienti nuk ka kockë të përshtatshme për vendosjen e gjashtë implanteve. Në këtë mënyrë dy implantet e fundit pozicionohen në një kënd të pjerrët duke evituar kështu struktura të rëndësishme anatomike siç është nervi mandibular dhe sinusi maksilar. Kjo teknikë nuk është shumë e indikuar për nofullën e sipërme sepse kocka në këtë nofull është më e brishtë dhe mundësia për të pasur komplikacione është më e lartë. Pas 24-48 orësh, mbi këto implante është e mundur të vendoset një protezë fikse provizore, e cila do të zëvendësohet pas 3 ose 4 muajsh me një protezë përfundimtare fikse metal -porcelani ose protezë me bar kontrabar rezinë.