Endodontia
Ështe dega e stomatologjisë që merret me patologjinë, fiziologjinë dhe morfologjinë e pulpës dentare. Endodontistët trajtojnë dhe diagnostifkojnë sëmundjet e pulpës.
Kjo disiplinë përfshin një shumëllojshmëri procedurash dhe aftësish që kombinojnë shkencën me artin.
Cfarë ndodh gjatë një trajtimi kanalesh?
Nëse bëhet në kohën e duhur mund të parandalohet vendosja e urave apo imlanteve dentare sepse dhëmbët natyralë mund të kurohen dhe të shpëtohen.
Pulpa ndodhet në qendër të dhëmbit.
Ajo përbëhet nga fije nervore dhe enë të vogla gjaku të cilat ndihmojnë në ushqyerjen e dhëmbit dhe në mbajtjen e tij të shëndetshëm.
Kariesi i thellë, trajtime dentare të njëpasnjëshme, thyerjet apo goditjet në dhëmbë mund të shkaktojnë infektime të pulpës.
-Kur gingiva apo dhembi bëhet shumë i ndjeshëm ndaj dhimbjes ose ndaj të ftohtit zona përreth dhëmbit duket e enjtur ose ka inflamacion të dukshëm, mund të jenë keto simptoma të një pulpe të infektuar.
Për të trajtuar sëmundjet e pulpës, nëse tashmë keni këto simptoma, fillimisht një trajtim jo kirurgjikal do ju rekomandohej nga dentisti juaj. Trajtimi përfshin heqjen e pulpës, pastrimin dhe izolimin e sistemit të kanaleve. Në varësi të llojit të dëmtimit që ka pësuar pulpa, trajtimi mund të bëhet në një ose më shumë seanca dhe mund të jetë nevoja për anestezi lokale. Rreth 90% e dhëmbëve me infeksion mund të trajtohen në këtë menyrë.
Teknologjia e sotme na lejon të përcaktojmë gjatësinë e rrënjës, instrumentalizimin dhe mbushjen e saj. Dhëmbi i trajtuar endodontikisht në rast të dëmtimit shumë të madh të kurorës,do të rikonstruktohet me vidë të cementuar në pjesën e jashtme dhe më pas do të inkapsulohet për arsye estetike dhe për të parandaluar cfardo lloj frakture(dhëmbi i devitalizuar, në fakt, është gjithmonë më i brishtë se dhëmbi normal).